Asambleja, 6 anëtarë të rinj në Komitetin Olimpik / Në pritje të çregjistrimeve nga gjykata, KOKSH vijon punën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 19:25

Asambleja, 6 anëtarë të rinj në Komitetin Olimpik / Në pritje të çregjistrimeve nga gjykata, KOKSH vijon punën

Ashtu sikurse kishte njoftuar, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar të shtunën Asamblenë e 30-të të Përgjithshme. Ndonëse vetëm dy javë më parë Federata Shqiptare e Futbollit publikoi vendimin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS) të Lozanës, që rrëzoi të gjitha vendimet e asamblesë së 10 janarit 2021 të KOKSH-it, pra bëri nul ndryshimet statutore që i hapën rrugë zgjedhjes së mëvonshme të presidentit Fidel Ylli, Komiteti Olimpik vijon normalisht punën, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Capture

Në pritje të zbatimit të verdikteve të KAS-it me çregjistrimit nga gjykata të vendimeve të asamblesë së 10 janarit 2021, KOKSH “ka nxituar” për të mbyllur asamblenë e radhës. Kështu Asambleja e 30-të e Përgjithshme u zhvillua në mjediset e Hotel Plaza në Tiranë, me prani të anëtarëve të KOKSH-it, gjithashtu i pranishëm ishte edhe zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha. Gjithçka nisi sipas protokollit zyrtar me himnin kombëtar dhe atë olimpik, ndërsa më pas u mbajt edhe një minutë heshtje në kujtim të Dritan Mezinit, kryekëshilltar i KOKSH-it, i ndarë nga jeta në mënyrë të papritur disa muaj më parë. Më tej presidenti Fidel Ylli mbajti fjalimin hapës, duke evidentuar arritjet dhe sukseset e Komitetit Olimpik.

Capture

Në fjalën e tij Ylli e vendosi theksin te angazhimet dhe projektet e realizuara nga KOKSH-i, te diplomacia sportive dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, mbështetja e sportistëve elitarë dhe federatave, si edhe padyshim përgatitjet dhe synimet që “Team Albania” do të ketë për Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Për kontribute të veçanta në sport, asambleja ka nderuar me Urdhrat Olimpikë, 3 sportistët legjendarë të Flamurtarit të Vlorës, Viktor Papavangjeli në basketboll, Niko Zguro në mundje dhe Kastriot Malaj në atletikë (hedhje shtize). Ndërsa sipas rendit të ditë u miratua edhe dhe anëtarësimi i 2 federatave dhe 4 shoqatave sportive. Më konkretisht Federata Shqiptare E-Sport (video lojëra), Federata Shqiptare e Regbisë, Shoqata Kombëtare e Fencing (shpata), Shoqata Kombëtare e Kolombofilëve (e pëllumbave), Shoqata Kombëtare e Triathlon dhe Shoqata Kombëtare e Surfing.

Pranimi i federatave dhe shoqatave të reja në Komitetin Olimpik nuk kaloi pas debate. Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ngriti pyetje rreth aktiviteteve të tyre, apo edhe për emërtimet jo në shqip, ku iu referuar kryesisht shoqatës së kolombofilëve (pëllumbavave). Gjithashtu, u miratua zgjedhja e anëtares më të re të Komisionit të Verifikimit dhe Etikës (KVE), si edhe u votua pranimi i 11 Arbitrave të KAS-it. Në fund, sipas rendit të ditë, presidenti Ylli mbajti edhe fjalimin përmbyllës të asamblesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"