Postuar: Maj 26, 2024 | 22:15
Asistent i Shehit te Tirana, Goldi Halili bën urimin special për Tetovën: Për mëshirimin e pozitivitetit që ju lexohet në fytyrë…
Edlir Tetova arriti të shkruante historinë me Egnatian, duke fituar titullin e parë me skuadrën rrogozhinase. I pari për klubin dhe për të si trajner i parë. Një urim special për këtë triumf, 41-vjeçari e ka marrë edhe nga Goldi Halili, vajza e presidentit të Tiranës, Refik Halili.
Nëpërmjet një “Story” të publikuar në rrjetet sociale”, Goldi shkruan: Për njeriun e mirë që ju jeni! Për mëshirimin e pozitivitetit që ju lexohet në fytyrë. Për profesionistin e vërtetë! Urime profesor Tetova. Mëse e merituar Egnatia!
Vlen të theksohet se Tetova ka qenë ndihmës i Shehit, gjatë kohës që ai ishte trajner te Tirana dhe padyshim që është një njohje e hershme për drejtuesit bardheblu.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"