Askush nuk e uron Partizanin për titullin, Trepça ‘89 leksion ekipeve shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 13:53

Askush nuk e uron Partizanin për titullin, Trepça ‘89 leksion ekipeve shqiptare

Për të kuptuar sesa dashamirës dhe mirëkuptues janë klubet shqiptare ndaj njëri-tjetrit, mjafton të bëjmë një “xhiro” në profilet e tyre në rrjetet sociale për të parë nëse ka ndërmarrë ndonjëri prej tyre mundimin të urojnë Partizanin si kampione të Superiores.

HBCNX

Natyrisht, nuk e prisnim këtë nga Tirana pas gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë sezonit, por klubet e tjerë e kishin një detyrim moral për të shkruar një fjali me 10 fjalë në gjuhën shqipe, për të treguar respekt ndaj kundërshtarit.

Nuk e përjashtojmë mundësinë që ata mund ta kenë bërë privatisht, por profilet në rrjetet sociale janë fytyra e vërtetë e klubeve, përtej telefonatave sekrete dhe bisedave të kafeneve. Këtë herë leksioni erdhi nga vëllezërit në Kosovë, me klubin e Trepçës ‘89, që në një postim në “Facebook” uroi Partizanin për këtë titull të 17-të.dsPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"