“Askush nuk na ndal”, Niko Uilliams i pangopur: E merituam, por tani duam të fitojmë Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 23:30

“Askush nuk na ndal”, Niko Uilliams i pangopur: E merituam, por tani duam të fitojmë Botërorin

Niko Uilliams ka festuar sot trofeun e tij të parë me fanellën e Spanjës, pas finales ku përfaqësuesja e tij mundi 2-1 Anglinë për t’u shpallur fituese e Euro 2024. Por menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi i cili shënoi një nga golat e finales, la të kuptonte se nuk dëshironte të ndalej këtu.

asddsadasadsadsadsadsasd

“Jam euforik, shumë i lumtur, të gjithë njerëzit tanë e meritojnë, familja, tifozët… Jemi Kampionët e Europës dhe tani të synojmë Botërorin.

Kemi vuajtur shumë në finale. Kanë lojtarë që mund të bëjnë diferencën, por mundëm t’i ndalonim.

Askush nuk mund të na ndalë. E kisha thënë edhe më parë që jemi një superskuadër. Të gjithë këta njerëz e meritojnë”, tha Uilliams para kamerave të “La 1” në fund të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"