Askush si ai/ Trajneri me më shumë fitore në Serinë A, Spaleti futet në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 0:11

Askush si ai/ Trajneri me më shumë fitore në Serinë A, Spaleti futet në histori

Luçiano Spaleti është duke bërë një punë të mrekullueshme me kryesuesit e Napolit, në Serinë A italiane. Pas triumfit 0-2 ndaj Salernitanës mbrëmjen e kësaj të shtune, Spaleti ka vendosur një rekord.

SPALETI

Kryepankina e Napolit është bërë këtë mbrëmje trajneri me më shumë fitore në historinë e Seria A, me plot 276 triumfe, të cilat i ka grumbulluar me të gjitha skuadrat që ka drejtuar.

Por jo vetëm kaq, Spaleti është pranë arritjes së një tjetër statistike të rëndësishme, për katër ndeshje, 63-vjeçari shkon në kuotën e 1000 ndeshjeve si trajner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"