Austriak dhe gjeorgjian, Tirana piketon dy emra të rinj ndërsa pret Najdovskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 23:08

Austriak dhe gjeorgjian, Tirana piketon dy emra të rinj ndërsa pret Najdovskin

Klubi i Tiranës është duke mbyllur marrëveshjen me një lojtar austriak. Ai luan në qendër të mesfushës, por edhe në qendër të mbrojtjes. Ka dalë nga akademitë e Vjenës dhe shihet si një përforcim serioz. Lojtari me shumë mundësi do të mbyllë marrëveshjen dhe do të jetë në stërvitje.

shkembi lila

Te Tirana po diskutohet afrimi edhe një gjeorgjiani, i cili do të luajë po në prapavijë dhe që aktualisht luan me Dinamon e Batumit. Pengesë është vetëm klubi i mëparshëm që do para për të drejtën e formimit.

Filip Najdovski po diskuton një marrëveshje të re me Tiranën. Najdovski nga ana e vet ka kushte të caktuara dhe kërkon ndryshime kontraktuale. Me të po flitet dhe ndoshta në ditët në vazhdim mund të ketë një vendim përfundimtar. Gjasat janë që të ketë një marrëveshje, por palët nuk janë ulur ende përfundimisht për të diskutuar termat e fundit. Najdovskit i ka mbaruar kontrata, por Tirana kërkon ta mbajë në ekipin, që po ribëhet nga e para.

Kujtojmë që Tirana ka afruar disa lojtarë në skuadër, ndërsa deri tani ka larguar tetë titullarë nga skuadra e kampionatit të shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"