Aventura arabe është lënë pas krahëve, Cikalleshi nis stërvitjen në klubin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2023 | 22:15

Aventura arabe është lënë pas krahëve, Cikalleshi nis stërvitjen në klubin turk

Sokol Cikalleshi ka mbyllur pushimet e tij dhe është kthyer përsëri këto ditë në fushën stërvitore. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, tashmë nuk do të vazhdojë më karrierën në Arabinë Saudite, ku luajti në sezonin e fundit, por përsëri në Turqi.

cikalleshi

Pasi ka mbyllur huazimin për një sezon te Al Khalej në kampionatin e Arabisë Saudite, Cikalleshi ka nisur përgatitjet me turqit e Koniaspor, ku ka një kontratë edhe për një tjetër sezon. Futbollisti është takuar menjëherë me trajnerin e ri të skuadrës, Aleksandar Stanojeviç  dhe është venë në dispozicion të tij për të vazhduar kontratën.

Në favor të sulmuesit të përfaqësueses shqiptare është se për shkak të ndryshimeve në ekip, ai tashmë mbetet qendërsulmuesi i vetëm në skuadër dhe trajneri i ri dëshiron të ketë në kontingjent një lojtar me eksperiencë dhe që njeh grupin. Ndaj sipas mediave turke, vijimësia e tij te Koniaspor duket thuajse e sigurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"