Bajaziti dhe Çelhaka, gjashtë pikë nga dy kavajas
Paralajmërimi për një Besë të etur për sukses ishte dhënë që në ndeshjet miqësore të kësaj vere që po lëmë pas.
Por, kavajasit duket qartë se në dy ndeshjet e para të kampionatit janë shfaqur tepër pragmatistë për t’ia bërë “hyzmetin” gjithçkaje në fushën e lojës.
Fakti që Besa ka siguruar dy fitore nga finalizimet e suksesshme të Darlien Bajazitit në transfertën e parë në Mamurras dhe nga Alked Çelhaka në fitoren ndaj Kamzës në Kavajë, dëshmon egon e kësaj skuadre. Nëse Bajaziti “junior”, djali i mjeshtrit të shquar të golave në futbollin kavajas e shqiptar, Dashnor Bajaziti, ka nisur të “fotokopjojë” stilin e të atit duke luajtur suksesshëm, i vendosur pas dy “pykave” të deklaruar, për Alked Çelhakën frymëzimi i parë në kontekstin sportiv vjen nga vëllai i tij më i madh, Saimiri. Të dy lojtarët janë kavajas.
Përgatiti: Feriz Ferizaj
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"