“Bajerni dhe Kompani janë në kaos, nuk e dinë çfarë po bëjnë”, Haman shpërthen në kritika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 21:40

“Bajerni dhe Kompani janë në kaos, nuk e dinë çfarë po bëjnë”, Haman shpërthen në kritika

Verën e kaluar, Bajern Mynihu dështoi në ditën e fundit të transferime Këtë herë, tre futbollistë të rëndësishme tashmë janë finalizuar si portugez Zhoao Palhinja, i cili vjen nga Fulhem, anësori Mishel Olize prej Kristal Palas dhe mbrojtësi Hiroki Ito. Ende në listën e dëshirave janë Xhonatan Tah i Leverkusenit dhe lojtari i PSG-së i huazuar te Lajpcig, fjala është për Ksavi Simons.

didi-hamann-fc-bayern-muenchen

Ofensiva e rekordmenëve të Gjermanisë në treg do të thotë gjithashtu se lojtarët të caktuar do të duhet të largohen nga klubi, duke përfshirë edhe emra të njohur. Ish-mesfushori Ditmar Haman ka rezerva mbi situatën te bavarezët:

“Nuk mund ta nisësh sezonin me shtatë apo tetë mesfushorë qendrorë, kjo do të shkaktonte trazira që në ditën e parë. Trajneri Vinsent Kompani ka shumë gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Nuk mund të mbash Leon Gorecka apo Konrad Laimer në stol, ku ndoshta do të jenë vetëm zgjidhja e katërt apo e pestë. Kimish me siguri do të vendoset në krahun e djathtë, por Gorecka do ta ketë të vështirë edhe nëse është një lojtar i shkëlqyer. Pyetja është se kush ekip ka interes për Leonin dhe çfarë shume ka në mendjen shefat e Bajernit për ta lënë të largohet?! “, tha Haman.

Ditmar është gjithashtu i befasuar që trajneri i ri i Bajernit, po mbështetet te Daiot Upamekano në mbrojtje dhe Matajs de Ligt është gati të largohet për te Mançester Junajtid: “De Ligt ishte më i besueshmi nga qendërmbrojtësit, ai tregoi sezonin e shkuar vlerat e një lideri. Nuk ia kam idenë se ku ka për të përfunduar me këto lëvizje të pamenduara Bajerni” e mbylli Haman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"