Postuar: Qershor 27, 2023 | 13:28
Bajerni hap “thesin”, kampionët e Bundesligës i bëjnë ofertën e parë zyrtare yllit të Anglisë
Bajerni duket se vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi dhe emri më i preferuar nga drejtuesit vazhdon të jetë ai i Herri Kejn.
Siç bëjnë me dije mediat, kampionët e Gjermanisë kanë bërë ofertën e parë për yllin e Totenhemit, plot 70 milionë euro.
Gjithsesi Spërsat nuk e kanë konsideruar këtë shumë, teksa presin një ofertë akoma dhe më të majme.
Nga ana tjetër, dëshira e sulmuesit është të largohet, pasi kërkon një skuadër ku të mund të fitojë trofe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"