Balaj shënon në miqësore, Çani debuton te Lids Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2015 | 9:48

Balaj shënon në miqësore, Çani debuton te Lids Junajtid

caniBekim Balaj shënon golin e parë me fanellën e Rijekës. Në ndeshjen e djeshme miqësore që skuadra kroate luajti kundër NK Opatija, sulmuesi realizoi në minutën e 28-të, ndërkohë që ndeshja përfundoi 5-1 për Rijekën. Ndërkohë, dje ka bërë debutimin me Lids Junajtid edhe sulmuesi shqiptar, Edgar Çani. Ky i fundit ka luajtur pesë minutat e fundit (të parat për të) për Lidsin në humbjen 0-1 ndaj Bredfordit. Sulmuesi shqiptar nuk arriti të bëjë asgjë për të ndihmuar skuadrën e tij të re në Angli. Ndërsa në Francë, Ermir Lenjani është kthyer nga dëmtimi. Futbollisti kosovar është paraqitur për të dytën herë me fanellën e ekipit të tij të ri, Renë, por për herë të parë në një ndeshje kampionati. Mesfushori i Kombëtares ka luajtur 20 minuta në ndeshjen që Renë barazoi me Olimpik Marsejën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"