Baloteli: Zemrën e kam të ndarë në dy pjesë, në finalen e Stambollit do të ulem në mes të stadiumit
Mario Baloteli po e vazhdon karrierën e tij në Zvicër me Sionin por është nga ato lojtarë që ka luajtur për skuadrat më të mëdha në Itali dhe jo vetëm.
Sulmuesi italian ka folur për “Gazzetta dello Sport” në lidhje me finalen e Stambollit, ku dy ish-skuadrat e tij do të përballen për trofeun e Ligës së Kampioneve. Baloteli u shpreh se nuk do të jetë tifoz me njërën skuadër, duke shtuar se është i dyzuar.
“Kam marrë shumë ftesa për finalen e Stambollit dhe jam shumë i pavendosur. Mendoj të ulem në mes të stadiumit për të evituar çdo keqkuptim. Zemra ime është e ndarë përgjysmë dhe është më mirë të mos them asgjë tjetër.
Truri më thotë që të fitojnë të dyja, por kjo nuk është e mundur. Interi padyshim është në formë të mirë dhe kanë lojtarë që bëjnë diferencën si Xheko që është shoku im apo edhe Lukaku dhe Lautaro, që shënoi një gol shumë të bukur ndaj Fiorentinës”, u shpreh Baloteli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"