Barazimi në duelin e parë/ Gjeorgjianët u befasuan, spiunuan Tiranën në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 23:10

Barazimi në duelin e parë/ Gjeorgjianët u befasuan, spiunuan Tiranën në stërvitje

Barazimi 1-1 i shokoi drejtuesit e ekipit gjeorgjian të Torpedo Kutaisit. Nga burime të gazetës është mësuar se para ndeshjes ata ishin shprehur të bindur për fitoren dhe për kualifikimin kundër Tiranës.

Tirana

Një bindje që vinte nga investimet që ka bërë klubi gjeorgjian për lojtarët që ka në përbërje. Po ashtu, ata kishin marrë informacion të detajuar për Tiranën dhe e kishin të qartë se skuadra shqiptare kishte bërë shumë ndryshime.

Sikur të mos mjaftonte kjo, mësohet se përfaqësues të Torpedos kanë ndjekur nga afër edhe stërvitjen e Tiranës në Gjeorgji, duke marrë kështu të gjitha masat për atë ndeshje, por në fund nuk ia arritën qëllimit për të dalë me fitore. Ai barazim me siguri i ka vënë më shumë në lëvizje gjeorgjianët për ndeshjen e kthimit, pasi kualifikimi nuk është aq i sigurt se ata e mendonin më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"