Barcelona zbarkon në Vlorë, Flamurtari risjell për sportdashësit emocionet e viteve të lavdishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2024 | 18:15

Barcelona zbarkon në Vlorë, Flamurtari risjell për sportdashësit emocionet e viteve të lavdishme

Barcelona do të zbarkojë në Vlorë në fund të muajt qershor. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, por për veteranët e klubit spanjoll.

flamurtari barcelona

Prej kohësh është punuar për zhvillimin e kësaj ndeshje, duke kthyer nostalgjinë e viteve ’80-të, ku brezi “i artë” i Flamurtarit dhuronte spektakël nga kampionëve spanjoll. Tani është zyrtare që ndeshja e veteranëve të Flamurtarit dhe Barcelonës do të luhet më 29 qershor, ora 19:30 në stadiumin e Vlorës.

Sportdashësit vlonjatë do të kenë mundësi të përjetojnë edhe njëherë emocionet e atyre viteve të lavdishme të Flamurtarit. Mbetet për t’u parë se me cilët ish-lojtarë do të zbarkojë gjiganti spanjoll në Vlorë.

flamurtari barcelona veteranet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"