Postuar: Prill 23, 2018 | 15:01
Barikelo: Familja e Shumaker më tha se nuk do të jetë mirë për të dy po ta takoj
Në një emision televiziv brazilian Barikelo ka prekur edhe temën e ish-shokut të skuadrës, Shumaker. Gjermani u aksidentua në 29 dhjetor të 2013 duke bërë ski, dhe që atëherë dihet pak ose aspak për gjendjen e tij.
Ai qëndron i izoluar një shtëpi-laborator të krijuar enkas për të në Zvicër. “ Po mundohem ta takoj Shumakerin. Herën e fundit që shkova, familja e tij nuk më lejoj ta shikoja. Ata më thanë se nuk do të jetë mirë për mua dhe për atë në qoftë se nuk e takoj. Unë e respektoj vullnetin e tyre” u shpreh braziliani. Barikelo ka zhvilluar në karrierën e tij 323 gara, nga të cilat 104 prej tyre kishte shok skuadre gjermanin Shumaker.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"