Postuar: Shkurt 15, 2016 | 17:55
Basha shkëlqen në ndeshjen e tij të parë me Komon
Migjen Basha rikthehet në fushë pas afro një muaj e gjysmë mungesë. I ardhur së fundmi në Itali me ekipin e Komos, mesfushori kuqezi ishte titullar në barazimin 1-1 që ekipi i tij regjistroi përballë Novarës.Në paraqitjen e tij të parë si lojar i Komos, Basha tregoi se do të jetë një element mjaft i rëndësishëm për këtë ekip pasi menjëherë shpalosi kualitetin me lojën dhe vertikalizimet e tij.
Paraqitja e Bashës u vlerësua me notën 6, ndërsa theksohej se debutimi i mesfushorit ishte mjaft i mirë. Gjithsesi, forma e kuqeziut nuk është ende në nivelet optimale, në mënyrë që ai të rikthehet në nivelet kur luante në Serinë A dhe të ndihmojë Comon ti largohet vendit të fundit në renditje në Serinë B.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"