BASKET DJEM U-18/ Europiani në Elbasan, Ponari: Presim shumë nga Kombëtarja jonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 14:30

BASKET DJEM U-18/ Europiani në Elbasan, Ponari: Presim shumë nga Kombëtarja jonë

Qyteti i Elbasanit bëhet gati për të pritur Kampionatin Europian të basketbollit për moshat U18, Divizionin C të djemve. Rikonstruksioni me parametra bashkëkohore i pallatit të sportit “Tomorr Sinani”, ka bërë që të fitojë të drejtën e zhvillimit të një aktiviteti ndërkombëtar të kësaj rëndësie.AVNI PONARI

Një event historik në të cilin do të marrin pjesë shtatë përfaqësuese. Bëhet fjalë për Shqipërinë, Luksemburgun, Armeninë, Moldavinë, Azerbajxhanin, Gjibraltarin dhe San Marinon. Për pesë ditë, nga dita e sotme deri më 28 korrik, Elbasani do të kthehet në kryeqendrën e basketbollit, ku pritet që edhe interesimi nga ana e sportdashësve të jetë i kënaqshëm. Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë ditën e sotme në orën 18:30 me Kombëtaren e Luksemburgut, ku do të kërkohet ta nisin sa më mbarë.

PONARI – Një ditë para ceremonisë zyrtare dhe nisjes së aktivitetit, Drejtoria e Sporteve në Bashkinë e Elbasanit dhe presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, zhvilluan një takim në ambientet e këtij pallati sporti. Ponari vlerësoi investimet që janë bërë në këtë impiant.

“Ky është aktiviteti ynë i dytë Europian gjatë këtij sezoni pas atij të U-16 në Tiranë. Në sajë të mbështetjes së Bashkisë së Elbasanit, Drejtorisë së Sporteve, kemi ardhur në këtë qytet për zhvillimin eKampionatit Europian të moshaveU-18. Eksperienca jonë ka qenëqë deri pesë vitet e fundit neorganizonim një aktivitet në vit, por kësaj here janë bërë dy aktivitete. Presim shumë nga Kombëtarja jonë kësaj here, sepseka një përvojë në pjesëmarrjeedhe në aktivitetet e mëparshmedhe urojmë të kemi një rezultat pozitiv. Është krijuar eksperienca dhe është fituar besimi, kufederata me shumë përpjekje popërfaqësohet në të gjitha këtokompeticione, ku natyrisht edhepritshmëritë janë të madha. Nëkëtë aktivitet merr pjesë edheSekretari i Përgjithshëm i FIBAs Europë, duke i dhënë ngjyramë të forta edhe qytetit të Elbasanit si mikpritës i një aktiviteti kaq të rëndësishëm”, ushpreh Ponari.

KOVAÇI – Drejtori i Sporteve në Bashkinë e Elbasanit, ArtinKovaçi, siguroi për angazhiminmaksimal, ndërsa kërkoi qëedhe në vijim aktivitete tëkësaj natyre të mbahen në këtëqytet.

“Në emër të kryetarit tëBashkisë Elbasan dhe Drejtorisësë Sporteve, mund t’ju sigurojse jemi të angazhuar maksimalisht për të organizuar sa më mirë këtë aktivitet. Jemi gjithnjë gati për aktivitete të kësajnatyre, me eksperiencën që nukna mungon. Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për këtëkampionat dhe jam i bindur segjithçka do të shkojë mirë. Tëshpresojmë që ekipi ynë Kombëtar të jetë edhe fitimtar ikëtij kampionati. Kemi ambicienqë shumë aktivitete të tjera tëmbahen këtu dhe dëshira ekryebashkiakut është që pallati i sportit të jetë i hapur përaktivitete kombëtare dhendërkombëtare”, deklaroi Artin Kovaçi.fgdgfhVLADIMIR MEMAPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"