BASKET FEMRA/ Tirana i jep leksion Partizanit në derbi, shkëlqen Palko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 21:31

BASKET FEMRA/ Tirana i jep leksion Partizanit në derbi, shkëlqen Palko

Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka kompletuar të shtunën dhe të dielën sfidat e javës së katërt. Kryendeshja ishte pa diskutim derbi i zhvilluar mesditën e së shtunës në “Farie Hoti”, aty ku Tirana tregoi potencialin e saj, duke fituar bindshëm kundër Partizanit me rezultatin 91-63 (33- 16, 14-16, 17-16, 27-15).

tirana basket

Një ndeshje e dominuar nga vajzat bardheblu të trajneres Mirza Alibegaj, të cilat thuajse i mbyllën llogaritë që në periodën e parë, duke triumfuar me +17 pikë. Perioda e dytë dhe e tretë ishin më të ekuilibruara, ndërsa në çerekun e fundit, Tirana e rriti sërish ritmin për të vulosur një sukses të merituar me plot +28 pikë avantazh.

sdfffffff (1)

E konsideruar si pavlefshme te Partizani, Aida Palko e ndëshkoi ish-ekipin e saj, duke realizuar një paraqitje fantastike. Ishte pikërisht gjirokastritja lojtarja MVP e derbit, duke vulosur 23 pikë, 10 ribaunde dhe 2 asiste.

fsfsfs (1)

Asnjë problem për Studentin që mposhti në “Asllan Rusi” Elbasanin me rezultatin e thellë 84-44 (32-9, 21-11, 21- 3, 10-21). Studentoret e dominuan ndeshjen që nga fillimi, duke krijuar një diferencë të madhe pikësh me kundërshtaret. Xhesika Toska dhe Marina Pëllumbi me nga 22 pikë secila spikatën në radhët e Studentit.

ssssf (1)

Pas triumfit në Superkupën Mbarëkombëtare, Flamurtarin mposhti dje Vllazninë në Vlorë në shifrat 77- 47 (25-11, 21-6, 18-16, 13- 14). Kampionet në fuqi u treguan superiore gjatë të gjithë kohës, ndërsa spikati amerikania Jacobsson, autor e një triplete dyshifrore me 19 pikë, 11 ribaunde dhe 13 asiste.

aafaffaa (1)

ARTIN LLESHAJ/ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"