BASKET FEMRA/ Tirana mposht Studentin, Partizani fitore me gjak kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2022 | 19:31

BASKET FEMRA/ Tirana mposht Studentin, Partizani fitore me gjak kundër Vllaznisë

Kategoria e parë e basketbollit ka zhvilluar të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së dytë. Sfida hapëse e kësaj jave ishte derbi ndërmjet Studentit dhe Tiranës, i zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

tirana basket

Një ndeshje e dominuar nga vajzat bardheblu, të cilat triumfuan me rezultatin 66-85 (15-26, 17-32, 17- 16, 17-11). Skuadra e trajneres Mirza Alibegaj e bëri diferencën që në gjysmën e parë të ndeshjes, duke shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me 26 pikë avantazh, për ta menaxhuar më pas qetësisht epërsinë deri në fund. Lojtarja më e mirë e takimit ishte Aida Palko, e cila vijon të mbetet në një formë të shkëlqyer. Ndaj Studentit, Palko realizoi 18 pikë, 14 ribaunde dhe 1 asist, duke regjistruar indeksin +29 në një takim ku u aktivizua 24 minuta e 31 sekonda.

1

Partizani mori një fitore me vuajtje kundër Vllaznisë në një ndeshje dramatike në Shkodër, me takimin që shkoi dy herë me kohë shtesë. Të kuqet e trajneres Eliverta Bujari triumfuan me rezultatin 86-88 (21-18, 16-15, 18-18, 8- 12, 23-25), pas një beteje të vërtetë në parket, me Ketjona Fekollarin që e mbylli sfidën me dy qepje në buzë dhe me amerikanen Jomyra Mathis me dhëmb të thyer.

Koha e rregullt u mbyll 63-63, ndërsa edhe pas shtesës së parë takimi ishte në ekuilibër të plotë 79-79. Por në shtesën e dytë, kryeqytetaset u treguan më të saktë, duke fituar 7-9, për ta mbyllur sfidën me +2 pikë. Lojtarja e ndeshjes ishte kapitenia Ornela Lalaj, e cila udhëhoqi Partizanin me 23 pikë, 15 ribaunde dhe 4 asiste, me indeks +31.

2

Elbasani mundi Barletin dje në “Asllan Rusi” me rezultatin 60-64 (10-15, 14- 25, 17-13, 19-11) në një ndeshje të luftuar deri në fund. Pas një pjese të parë më të mirë të mikeve, universitaret e përmirësuan lojën në gjysmën e dytë, por jo aq sa për të realizuar përmbysjen. Lojtarja më e mirë e ndeshjes ishte Fiona Oruçi, autore e 23 pikëve dhe 15 ribaundeve për Barletin.

 

4

 

3

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"