BASKET U-16 DJEM/ Kosova kampione, Shqipëria kënaqet me argjend në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 13:20

BASKET U-16 DJEM/ Kosova kampione, Shqipëria kënaqet me argjend në Europian

Në Tiranë ka ulur dje siparin Divizioni C i Kampionatit Europian të basketbollit U-16 për djem, kompeticionin i organizuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit.kosovau16_celeb_trophy_champ_jul2024Është Kosova skuadra fituese e divizionit më të ulët për përfaqësueset e sportit të koshit, me dardanët që mundën me rezultat të thellë Shqipërinë. Kosova dominoi në çdo aspekt ndaj Shqipërisë, duke triumfuar me rezultatin treshifror 101-61.

NDESHJA – Përfaqësuesja dardane, drejtuar nga trajneri Dion Pllana, e startoi furishëm takimin, duke shpërthyer që në periodën e parë. Nga ana tjetër Shqipëria, e cila drejtohet nga trajneri Artur Kasaj, e kishte të vështirë të shprehej, duke vuajtur si në sulm gjithashtu edhe në mbrojtje. Kështu çereku u parë u mbyll me avantazhin e thellë të kosovarëve 28- 8. Perioda e dytë ishte disi më e ekuilibruar, por përsëri Kosova bëri më mirë, duke e marrë këtë fraksion 23-18, për të shkuar në pushimin e madh me epërsinë e përgjithshme 51-26. Ndonëse iu duhej më shumë të administronin, lojtarët kosovarë u shfaqën superiorë edhe në gjysmën e dytë të takimit, për t’i fituar edhe dy periodat e mbetura, përkatësisht 18-11 dhe 32-24, duke vulosur suksesin final me +40 pikë.

Besim Bytyqi u shpall MVP, duke regjistruar 22 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime për Kosovën. Në radhët e dardanëve spikati gjithashtu edhe Lis Binisi me dopietë dyshifrore, 20 pikë e 10 kërcime, duke u shtuar edhe 6 asistime. Për kuqezinjtë më i miri ishte Enes Bilali, autor i 19 pikëve, ndërsa në kuotë dyshifrore pikësh mbërritën edhe Genti Nilo me 13, si dhe Preston White me 11. Ndërkohë, Nilo u zgjodh në formacionin më të mirë të Europianit. Në fund kishte vend për festën e merituar të Kosovës, që i gëzohet trofeut dhe ngjitjes në Divizionin B. Shqipëria duhet të kënaqet me medaljet e argjendit, duke merituar gjithashtu edhe përgëzimet e FIBA-s për organizimin mjaft të mirë të kompeticionit.TGRTYPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"