BASKET U-18/ Kampionati Europian, Shqipëria në gjysmëfinale me vajzat dhe djemtë
Shqipëria U-18 e basketbollit ka pasur dje një ditë shkëlqyer në Kampionatet Europiane të kësaj grumposhe, duke marrë kualifikim të dyfishtë në gjysmëfinalet e Divizioneve C, si me vajzat, gjithashtu edhe me djemtë.Ekipi i vajzave, i drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj, mori suksesin e dytë radhazi në Prishtinë, për ta mbyllur Grupin B në vend të dytë. Dje Shqipëria triumfoi kundër Gjeorgjisë me rezultatin e thellë 74- 49 (17-6, 16-12, 21-17, 20-14). Vajzat tona bënë një ndeshje super, duke dominuar në të katërta periodat ndaj rivaleve të tyre gjeorgjiane, për ta mbyllur sfidën me plot 25 pikë avantazh. Spikati Emily Tërshalla, e cila u shpall MVP me 18 pikë, 4 kërcime dhe 8 asistime.
U dalluan gjithashtu edhe Martina Haxhiu me 14 pikë e 14 kërcime, Emilia Lazo me 14 pikë, si edhe Luna Luca me 9 pikë e 10 kërcime. Të shtunën Shqipëria do të sfidojë në gjysmëfinale Kosovën në një derbi interesant. Paraqitje mjaft e mirë edhe për Shqipërinë e djemve, që dje triumfoi kundër San Marinos në shifrat 82-73 (26-13, 15-18, 26- 18, 15-24), takim i vlefshëm për Grupin A të Divizionin C, që po mbahet në Elbasan. Kuqezinjtë e trajnerit Besim Dervishaj u treguan këmbëngulës, duke merituar suksesin që i pozicionon në vend të dytë në grup.
Paraqitje e jashtëzakonshme nga Viktorio Hida, i cili u shpall MVP, duke dominuar parketin me pot 28 pikë, 27 kërcime dhe 5 asitime, mbështetur nga Skëndi Sinani me 18 pikë e 15 kërcime. Shqipëria do të matë forcat nesër në gjysmëfinale kundër Azerbajxhanit.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"