BASKET U-18/ Vajzat kuqezi festojnë në Prishtinë, Shqipëria mund Armeninë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 13:48

BASKET U-18/ Vajzat kuqezi festojnë në Prishtinë, Shqipëria mund Armeninë në Europian

Shqipëria U-18 e vajzave ka marrë fitoren e parë në Divizionin C të Kampionatit Europian të Basketbollit që po mbahet në Prishtinë.

fdhgfh

Vajzat kuqezi shkëlqyen në ndeshjen e djeshme kundër Armenisë, duke triumfuar me rezultatin 64-50 (20-18, 14-6, 16-18, 14-8), sfidë e vlefshme për Grupin B. Kombëtarja e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj nuk e vendosi në asnjë moment në diskutim suksesin, teksa ishte gjatë gjithë kohës në avantazh, duke marrë edhe fitoren e merituar.

Për sa i përket paraqitjeve individuale, protagonistja absolute e ndeshjes ishte Martina Haxhiu, e cila bëri diferencën, duke merituar vlerësimin MVP, teksa regjistroi 20 pikë dhe plot 26 kërcime. Spikatën gjithashtu edhe Dhimitra Angjelakidhu me 14 pikë e 4 kërcime si dhe Emily Tërshalla me 9 pikë e 10 kërcime.

Kjo ishte ndeshja e dytë për Shqipërinë në Europian, pas humbjes në debutim kundër Azerbajxhanin në shifrat 53-72. Sot në orën 17:00 vajzat kuqezi do të zbresin në parket për ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, teksa përballë do të kenë Gjeorgjinë në një sfidë që vlen kualifikimin për në gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"