BASKETBOLL/ Aida Palko mbetet bardheblu, firmos sërish me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 22:14

BASKETBOLL/ Aida Palko mbetet bardheblu, firmos sërish me Tiranën

Tirana e basketbollit të femrave mbylli një sezon fantastik duke u shpallur kampione e Shqipërisë. Në shtëpinë bardheblu duan që ta mbrojnë këtë status edhe për sezonin 2024-2025, teksa kanë nisur punë për formatimin e skuadrës. Kryeqytetaset e kanë hapur merkaton me një rinovim të rëndësishëm, duke njoftuar se kapitenia Aida Palko do të mbetet bardheblu.

AIDA PALKO

“Aida Palko do të jetë edhe për një sezon bardheblu. Kapitenia e vajzave të basketbollit ka rinovuar e para, duke i hapur rrugën formatimit të ekipit për sezonin e ri sportiv 24/25, ku vajzat e Tiranës do të synojnë çdo trofe të mundshëm në kompeticionet që do të marrin pjesë”, shkruan Klubi Shumësportësh Tirana, teksa zyrtarizon nënshkrimin e Palkos.

Ndonëse në moshë 40- vjeçare, Palko vijon të bëjë diferencën në basketbollin shqiptar. Lojtarja gjirokastrite ishte ndër protagonistet kryesore në fitimin e titullit kampion për skuadrën që drejtohet nga Mirza Alibegaj, duke spikatur gjithnjë, sidomos në ndeshjet me rivalet e drejtpërdrejta si Partizani dhe Flamurtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"