BASKETBOLL/ Europiani i Shteteve të Vogla, Shqipëria e mbyll në vend të tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 13:22

BASKETBOLL/ Europiani i Shteteve të Vogla, Shqipëria e mbyll në vend të tretë

Shqipëria e ka mbyllur në vend të tretë pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla, kompeticioni i FIBA-s, i mbajtur më datat 25-30 qershor në Prishtinë.

Vajzat e Kombëtares duke festuar pas fitores ndaj Qipros

Vajzat e Kombëtares duke festuar pas fitores ndaj Qipros

Pasi ishin mundur në gjysmëfinale nga Malta me rezultatin 75-62 të shtunën, vajzat kuqezi zbritën dje në parket për finalen e vogël përballë Qipros. Skuadra e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja e fitoi këtë takim në shifrat 73-61, duke merituar medaljen e bronzit. Një ndeshje që nuk nisi në mënyrën më të mirë për Shqipërinë, pasi vajzat nga Qipro ishin më këmbëngulëse në periodën e parë, duke fituar 10-14. Kombëtarja jonë mori çerekun e dytë 20-18, ndërsa ekipet shkuan në pushimin e madh me avantazhin 30- 32 në shifra të përgjithshme për Qipron. Por me rikthimin në parket nisi edhe dominimi i vajzave kuqezi, të cilat e përmirësuan lojën, teksa morën 19-15 periodën e tretë, duke përmbysur në 49-47 pas 30 minutash.

Ndërsa perioda e katërt nuk kishte histori, me Shqipërinë që komandoi në fushë, duke fituar thellë 24-14, për të vulosur suksesin me 12 pikë diferencë. Pesë nga vajzat kuqezi shkuan në dopioshifër pikësh në këtë takim, ndërsa eficencën më të lartë e shënoi Enisa Semanjaku me 9 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime. Kështu Shqipëria e mbyll eventin me medalje bronzi, në pjesëmarrjen e saj të katërt në histori në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla. Në tri eksperiencat e mëparshme në këtë kompeticion Shqipëria kishte fituar një medalje ari, duke u shpallur kampione në vitin 2002 në Andorra. Ndërsa dy herë ka fituar medaljen e nënkampioneve, në Maltë (1996) dhe në Luksemburg (2008).6 7PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"