BASKETBOLL/ Europiani U-20, Shqipëria e mbyll grupin në vend të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 11:45

BASKETBOLL/ Europiani U-20, Shqipëria e mbyll grupin në vend të fundit

Shqipëria U-20 e basketbollit të djemve ka pësuar humbjen e katërt në Divizionin B të Kampionatit Europian që po mbahet në Pitesht të Rumanisë që prej datës 12 korrik.basketKuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Glen Prodani u mundën dje nga Estonia me rezultatin 72-80, duke e mbyllur në vend të fundit në Grupin D. Ndeshja nisi e ekuilibruar në minutat e para, por më pas estonezët u shkëputën gradualisht për ta fituar periodën e parë 16-30. Edhe çereku i dytë ishte më i mirë për Estoninë, që arriti të fitonte 14-18, duke thelluar në shifra të përgjithshme në 30-48 pas gjysmës së ndeshjes.

Edhe me rikthimin në parket për periodën e tretë loja foli për Estoninë, që e fitoi këtë fraksion 14- 17, duke e thelluar avantazhin në 44-65 pas 30 minutash. Megjithatë, ndonëse përmbysja duket e pamundur për Shqipërinë, kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe zhvillojnë një periodë të katërt mjaft të mirë të cilën e fitojnë 28-15, por në shifra të përgjithshme triumfi shkon me +8 pikë për Estoninë. Për sa u përket paraqitjeve individuale, Alksis Nika zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke merituar vlerësimin MVP, teksa regjistroi 22 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime në 31 minutat që u aktivizua. Dopioshifër pikësh edhe për Andri Jarecin (12) dhe Arden Begajn (11). Shqipëria tashmë do vijojë me përballjet për klasifikimin final të vendeve 17/21.fsdgdPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"