BASKETBOLL FEMRA/ Shqipëria merr fitoren e dytë në Europianin e Shteteve të Vogla, thyen edhe Armeninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 11:09

BASKETBOLL FEMRA/ Shqipëria merr fitoren e dytë në Europianin e Shteteve të Vogla, thyen edhe Armeninë

Shqipëria e basketbollit të femrave ka marrë fitoren e dytë, në po kaq ndeshje të zhvilluara në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla, kompeticion i FIBA-së që po mbahet në Prishtinë.WhatsApp Image 2024-06-27 at 10.57.02 (1)Pasi kishin mundur Andorrën në debutim, vajzat kuqezi dhuruan një tjetër provë bindëse, teksa dje triumfuan edhe kundër Armenisë. Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja fitoi ndaj armeneve me rezultatin 64- 70, në një ndeshje shumë interesante dhe të luftuar deri fund. Pas një pjese të parë me epërsi të lehtë nga armenet dhe me periodën e tretë të ekuilibruar, vajzat kuqezi treguan këmbëngulje dhe freski fizike për tu admiruar, duke u shfaqur dominuese në 10-minutëshin e fundit, për të realizuar përmbysjen.

NDESHJA – Të dyja ekipet u futën të vendosura në parket në kërkim të fitores, ndërsa perioda e parë u mbyll me avantazhin 16- 14 për Armeninë. Kombëtarja armene mori edhe çerekun e dytë në shifrat 16-12, duke shkuar në pushimin e madh me avantazhin e përgjithshëm 32-26. Shqipëria reagoi me rikthimin në parket, duke barazuar në 39-39, megjithatë armenet i rivendosën distancat, me periodën e tretë që u mbyll 17-17, ndërsa ekipet shkuan në pushim pas 30 minutash lojë me epërsinë 49-43 për Armeninë.

Por në çerekun e fundit vajzat kuqezi gjetën forca dhe nisën ofensivën, duke realizuar edhe përmbysjen e madhe, për ta fituar periodën thellë 15-27, duke vulosur suksesin final 64-70. Një fitore që e kualifikon Shqipërinë në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian për Shtetet e Vogla, me vajzat kuqezi që i gëzohen një arritjeje të merituar. Ndonëse nuk e nisi titullare, Ornela Lalaj ishte lojtarja më e mirë në fitoren e Shqipërisë.

Kapitenia e Partizanit regjistroi dopietë dyshifrore, me 13 pikë dhe 10 kërcime, duke i shtuar edhe 6 asistime. Spikatën gjithashtu edhe Enisa Semanjaku me 14 pikë e 9 kërcime, Enisa Qosja me 15 pikë dhe Marinela Gjergji me 11 pikë. Sot në orën 13:00 Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e saj të fundit në Grupin B, teksa do të ketë përballë Norvegjinë, takim që do të përcaktojë edhe kryesuesen e grupit.
2423PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"