BASKETBOLL/ Kampionati Europian i Shteteve të Vogla, Ornela Lalaj në formacionin më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 14:30

BASKETBOLL/ Kampionati Europian i Shteteve të Vogla, Ornela Lalaj në formacionin më të mirë

Shqipëria e basketbollit të vajzave përfundoi konkurrimin e saj në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla, kompeticion i FIBA-s, që u mbajt në Prishtinë më datat 25-30 qershor.WhatsApp Image 2024-07-02 at 14.24.34Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja u rendit në vend të tretë, duke fituar medaljen e bronzit, ndërsa kampione u shpall Norvegjia, e cila mundi në finale Maltën. Në përfundim të aktivitetit u shpall edhe formacioni më i mirë i kompeticionit.

Pjesë e pesëshes më të mirë të Europianit të Shteteve të Vogla 2024 është edhe Ornela Lalaj e Shqipërisë. Lalaj spikati në këtë event, duke qenë lojtarja me eficencën e katërt më të mirë të kompeticionit (83.3%). Lalaj u aktivizua në pesë ndeshje për një kohë mesatare prej 27.8 minutash për takim.

Kapitenia e Partizanit regjistroi 45 pikë (9 për ndeshje), 50 kërcime (10 për ndeshje) dhe 13 asistime (2.6 për ndeshje). Amber Melgoza e Maltës u shpall MVP e turneut, ndërsa formacioni më i mirë u kompletua nga norvegjezet Aurora Sorbye dhe Tori Halvorsen si dhe nga Marissa Pangalos e Qipros.WhatsApp Image 2024-07-02 at 14.24.34 (1)FDHPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"