BASKETBOLL/ Kampionati Europian për vendet e vogla, vajzat kuqezi nisin nesër sfidat në Prishtinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2024 | 15:51

BASKETBOLL/ Kampionati Europian për vendet e vogla, vajzat kuqezi nisin nesër sfidat në Prishtinë

Kombëtarja shqiptare e basketbollit të femrave i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe tashmë është gati për debutimin e saj në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla, eveniment që do të mbahet më datat 25-30 qershor në Prishtinë.bask-femra-e1718283753888Përfaqësuesja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Klaudio Nodja do të përbëhet nga këto lojtare: Dajana Baraj, Ornela Lalaj, Ketjona Fekollari, Marinela Gjergji, Ebi Dishnica, Enisa Semenjaku, Isavella Mollaj, Xhulia Velias, Enisa Qosja, Ornela Muça, Marina Pëllumbi dhe Imela Mala. Në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla marrin pjesë tetë përfaqësuese të ndara në dy grupe. Në Grupin A ndodhen Qipro, Malta, Kosova dhe Gjeorgjia, ndërsa Grupi B për përbëhet nga Shqipëria, Norvegjia, Andorra dhe Armenia. Vajzat kuqezi do ta nisin rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion me datë 25 qershor, teksa do të sfidojnë Andorrën në orën 18:00.

Më pas më 26 qershor në orën 18:00 do të luajnë ndeshjen e dytë ndaj Armenisë, ndërsa takimin e fundit në grup do ta kenë më 27 qershor në orën 13:00 kundër Norvegjisë, me përballjet që do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kujtojmë që siç ka ndodhur rregullisht gjatë këtyre viteve të fundit, Shqipëria këtë verë do të përfaqësohet gjithashtu edhe me të gjitha ekipet e moshave për vajza dhe djem në Kampionatet Europiane që organizon FIBA. Disa javë më parë Shqipëria u përfaqësua edhe në kualifikueset për Kupën e Europës 2024 me ekipin 3×3 të djemve, duke u klasifikuar në vend të pestë në turneun ku morën pjesë 9 shtete.
fsdhPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"