BASKETBOLL U-20/ Disfatë 30-150, Shqipëria “zbërthehet” nga Belgjika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 17:42

BASKETBOLL U-20/ Disfatë 30-150, Shqipëria “zbërthehet” nga Belgjika

Shqipëria ka zhvilluar dje ndeshjen e saj të dytë në Divizionin B të Kampionatin Europian U-20 në basketboll për vajzave, eveniment që po mbahet në Sofje. Pasi ishin mundur të shtunën nga Greqia në shifrat e thella 96-39, vajat kuqezi regjistruan një humbje edhe më të rëndë.

Capture

Kombëtarja e të rejave, e drejtuar nga trajneri Klarent Dedaj, u mposht nga Belgjika me rezultatin 30- 150, takim i vlefshëm për Grupin C. Plot 120 pikë diferencë, të cilat pasqyrojnë qartë disnivelin e jashtëzakonshëm në parket ndërmjet të dy skuadrave, me Shqipërinë që e ka të pamundur të jetë konkurruese në Divizionin B. Për sa u përket periodave, Belgjika u shkëput menjëherë, ndërsa Shqipërisë iu deshën rreth 4 minuta për të shënuar koshin e parë, me një gjuajtje të saktë për 3 pikë nga Anisa Bokrina, me rezultatin që shënonte 3-16. Kështu Belgjika e fitoi çerekun e parë 11-33, ndërsa mori edhe të dytin 12-31, duke shkuar në pushimin e madh në shifrat e përgjithshme 23-64.

Në gjysmën e dytë të ndeshjes diferencat bëhen edhe më të frikshme, teksa vajzat kuqezi arrijnë të shënojnë vetëm 7 pikë gjithsej në dy periodat e radhës. Kështu Belgjika fiton 2-40 dhe 5-45, duke vulosur suksesin final me plot 120 avantazh. E vetmja lojtare me indeks pozitiv në këtë takim në radhët e skuadrës së Shqipërisë ishte Anisa Bokrina, e cila regjistroi 13 pikë dhe 2 asistime në rreth 30 minutat që u aktivizua. Sot në orën 19:30 Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grup, teksa përballë do të ketë Kroacinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"