BASKETBOLL U-20/ Triumf i thellë në Europian, Shqipëria zbërthen Moldavinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 10:51

BASKETBOLL U-20/ Triumf i thellë në Europian, Shqipëria zbërthen Moldavinë

Shqipëria U-20 e basketbollit për djem ka marrë fitoren e parë në Divizionin B të Kampionatit Europian që po mbahet në Pitesht të Rumanisë që prej 12 korrikut.

451183349_990934129705884_4632821010636282801_n

Pasi e mbyllën grupin në vend të fundit me të gjitha humbje, kuqezinjtë e trajnerit Glen Prodani u rikthyen dje në parket për ndeshjet për klasifikimin final 17/21. Kombëtarja e të rinjve mori një fitore mjaft të bukur kundër Moldavisë, duke e shkatërruar me rezultatin 104-44. Një takim dominuar që nga fillimi e deri në fund nga Shqipëria, kundër një rivali modest që prej më shumë sesa një dekade shënon vetëm humbje me këtë grupmoshë.

Kuqezinjtë i treguam muskujt që në start, duke shpërthyer menjëherë, për ta fituar periodën e parë thellë 29-7. Të dytën e morën në shifrat 22-17, të tretën 29-13 dhe çerekun e fundit 24-7, për të vulosur suksesin final me 60 pikë avantazh. Ndonëse e nisi nga pankina, Aleksis Nika u shpall MVP me 17 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime në më pak sesa 17 minutat që u aktivizua. U dalluan gjithashtu edhe Skerdi Jareci me 18 pikë, 5 kërcime e 2 asistime si dhe Arden Begaj me 16 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Shqipëria do të vijojë me sfidat për klasifikim final, teksa sot në orën 13:00 do të ketë përballë Armeninë.

RETT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"