Basketbollistët shqiptarë si yjet e NBA, refuzojnë kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2016 | 14:53

Basketbollistët shqiptarë si yjet e NBA, refuzojnë kombëtaren

Kombëtarja shqiptare e Basketbollit, e cila do të marrë pjesë ne eliminatoret e Kampionatit Europian, nuk do të ketë në përbërjen e saj tre nga lojtarët më të spikatur. Në konferencën e prezantimit të listës paraprake me 19 emra, binte në sy se aty mungonin Klaudio Ndoja, Franko Bushati dhe amerikani i natyralizuar Kevin Dillard.

basket-1-658x371

Sipas stafit të Federatës Shqiptare të basketbollit, dy të parët, të cilët luajnë në skuadrat elitare italiane, përkatësisht të Virtus dhe Breshia, kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Ndërkohë, amerikani nuk është lejuar nga skuadra e tij e re turke, Pinar Karshiaka që t’i bashkohet kontingjentit kuqezi.

Sigurisht që një situatë e tillë nuk është pritur mirë nga trajneri Antonis Konstadinides, i cili para se të pranonte ofertën nga kombëtarja shqiptare, kishte marrë përgjigje pozitive për praninë e këtyre elementëve.

147004709801816_BASKETBOLLI

“Jam i zhgënjyer nga disa lojtarë, të cilët i doja në përfaqësuese, por që për arsyet e tyre personale nuk u paraqitën”, tha ai gjatë konferencës. “Do të provojmë t’i fitojmë tre ndeshjet në shtëpi, edhe pse Gjeorgjia dhe Mali i Zi kanë lojtarë të NBA-it dhe Euroligës, dhe ky objektiv mund të jetë më i lehtë për t’u arritur ndaj Sllovakisë.

Por, mendoj se do të jetë jashtë realitetit që në këto momente dhe në këtë grup të themi që do të renditemi të dytët. Ia kam shpjeguar edhe presidentit Ponari, që kualifikueset e tanishme do të shërbejnë për të hedhur bazat që një rezultat i tillë të synohet pas dy vjetësh”, deklaroi trajneri i Kombëtares shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"