Bavarezët me risi në formacion, trajneri Kompani i ndryshon fytyrën Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 21:56

Bavarezët me risi në formacion, trajneri Kompani i ndryshon fytyrën Bajernit

Bajern Mynih ka emëruar Vinsent Kompani si trajnerin e tyre të ri dhe ka rigjallëruar skuadrën me nënshkrimet e Zhoao Palhinja, Mishel Olize dhe Hiroki Ito.

11b59cb0-588a-11ee-bb58-7d7e66d96d15

Pyetja e madhe është, si do të rreshtohen bavarezët e rrëzuar nga froni i Bundesligës nën urdhrat e Kompani? Sajti “bundesliga.com” e ka zbërthyer deri në detaj planet e teknikut belg dhe ndryshimet që ka për të pësuar skuadrave, si në rreshtim, ashtu edhe në emra.

BAJERNI I VJETËR – Rekordmenët e Bundesligës u ndanë me Tomas Tuhel në fund të sezonit të kaluar, me Kompani që erdhi në vend të tij. Bajerni nuk ishte mësuar të humbiste titulli i Bundesligës, pasi ata kishin fituar 11 të fundit para se Leverkusen ti merrte “kurorën” dhe kjo verë do të sigurojë një periudhë reflektimi dhe rindërtimi në Mynih. Tuhel rreshtoi pa ndryshim skuadrën e tij në një formacion 4-2-3-1, me Herri Kejn në qendër të golave dhe strategjisë. Kapiteni i Anglisë e mbylli ciklin 2023-2024 me 36 gola në ligë, duke shtuar tetë të tjerë në garën e Champions-it, ku gjermanët arritën deri në gjysmëfinale. Pas tij, Leroi Sane, Xhamal Musiala dhe Tomas Myler ishin lojtarët më të përdorur në të tretën e fundit të fazës ofensive, dhe gëzonin respektivisht 23, 20 dhe 19 përfshirje goli në të gjitha garat.

Lëndimet e përsëritura të Serzh Gnabri dhe Kingsli Koman ishin zhgënjyese, por rendimenti i Matis Til rezultoi pozitive, i riu francez dëshmoi kredencialet e tij me gjashtë nga 10 golat e tij të ardhur prej stoli. Tuhel mund të largohet duke pretenduar se ai u dha të rinjve një shans. Si 19-vjeçari Til, Aleksandar Pavloviç, i cili mbushi 20 vjeç në maj, e ku u bë shtylla kryesore e mesfushës, deri në atë pikë sa Joshua Kimish u ripërcaktua mbrojtës i djathtë në mes të sezonit. Në qendër të mbrojtës ishte sektori ku trajneri 50- vjeçarë dukej më pak i sigurt për ekipin e tij, me Minjae Kim, Daiot Upamekano, Matajs de Ligt dhe Erik Daier, që të gjithë kaluan shifra dyshifrorë si startues në Bundesligë. Kompani, një ish-qendërmbrojtës vetë, pritet që të vendosë më shpejt për partneritetin ideal në prapavijë, pa eksperimentuar gjatë.vjeBAJERNI I RI – Trajneri Visent Kompani te Bërlnej prezantojë modulin 4-4-2. Të tillë skemë pritet të vër në zbatim edhe te skuadrave bavareze, çka do ishte një revolucion taktik, krahas rreshtimit “klasik” në Mynih me 4-2-3-1, i cili ka hedhur “rrënjë” që prej kohës së Luis van Gal. Në portë nuk pritet të ketë asnjë ndryshim. Manuel Nojer është i paprekshëm. Edhe pse Perec dhe Ulraish janë të gatshëm, siguria e treguar nga kapiteni nuk lë vend për dyshime. Binomi i qendër para portës i takon ItoKim. Mbrojtësi japonez nënshkroi te Bajerni me urdhër te Kompani. Po ashtu Daier dhe Upamekano do luajnë rolin e zëvendësuesit. Krahu i djathtë në linjën e pasme i përket Josip Stanisiç. Talenti kroat bëri mjaft mirë te Leverkusen edicionin e shkuar dhe të njëjtat detyra pritet të kryeje edhe në Mynih.

Alfonso Dejvis me shumë gjasa do mbulojë krahun e majtë, duke kompletuar mbrojtjen. Mesfusha do përbehet me protagonist kuartetin Musiala-Kimish-Palhinja-Olize. Dy talentet do të kontribuojnë nga krositë respektive, duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe teknikën e lartë me topin në këmbë, kurse Joshua me Zhoao do luajnë funksion të dyfishtë, ndërtues dhe shkatërrues, ndonëse portugezi paksa më i tërhequr. Për Kimish do të jetë një rikthim në rolin që e kemi parë vitet e fundit, ndryshe nga strategjia e aplikuar prej Tuhelit (Bajern) apo Nagelsmanit në kombëtaren e Gjermanisë, mbrojtës i djathtë. Faza goditëse gjen mbështetet te dy “pykat”, në këtë rast Leroi Sane dhe Herri Kejn. Interesante do të jetë qasja e sulmuesit gjerman, pasi anglezi është mësuar te Totenhem me sistemin 4-4-2. Fokusi i Kompanisë është posedimi i topit dhe loja intensive, sikurse presingu i lartë.ri

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"