Befason Bajern Mynihu, gati mbi 220 milion euro blerje / Pas Pahlinjës drejtë transferimit edhe Ksavi Simons

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 16:20

Befason Bajern Mynihu, gati mbi 220 milion euro blerje / Pas Pahlinjës drejtë transferimit edhe Ksavi Simons

Gjigantët e Bajern Mynih kanë qenë në gjendje të forcohen ndjeshëm në afatin kalimtar të verës. Megjithatë, drejtuesit bavarezë janë në negociata të mëtejshme për të sjellë talente të klasit botëror, si Ksavi Simons apo Dezire Dye.

PSG-What-future-for-Xavi-Simons

“SHKUESI” – Anëtari Maks Eberl dhe shefat në Mynih tani po ndjekin një strategji të veçantë për angazhimet e mundshme të të rinjve në kontingjent. Eberl dhe mesfushori Simons e njohin njëri-tjetrin nga koha e tyre te Lajpcig, megjithëse e shkurtër. Protagonisti në fjalë luajti një rol kyç në lëvizjen e 21-vjeçarit verën e kaluar te “Demat” me formulën e huazimit. Fakti që Eberl po përpiqet gjithçka për të siguruar sërish shërbimet e talentit, vërtetohet nga telefonat që ai i ka bërë Simons, me qëllim bindjen për të firmosur me Bajernin. Dezire Dye është pak më i ri se Ksavi, por konsiderohet të jetë po aq i talentuar sa edhe holandezi në një pozicion të ngjashëm.

Raportet për një lëvizje në Mynih po bëhen gjithnjë e më “të nxehta” dhe ai mund ta imagjinojë lehtësisht transferimin në “Allianz Arena”. Kushdo që mendon se rekordmenët e Gjermanisë do të fokusohet vetëm te njëri prej lojtarëve të mësipërm, e ka gabim. Sipas informacioneve të ekspertit të transferimeve, Fabricio Romano, Bajerni dëshiron të mbajë të hapura opsionet për transferimet e të dy futbollistëve. Nga njëra anë, klubi gjerman është gati të bëjë një tjetër ofertë për Dye te Stade Renes, pasi oferta e tyre e parë dështoi. Nga ana tjetër, sipas Romanos, Bajerni me durim po pret një përgjigje nga Kavi Simons dhe agjenti i tij. Prandaj është plotësisht e mundur që të dy lojtarët me prirje ofensive të jenë sezonin e ardhshëm nën urdhrat e trajnerit Visent Kompani. Minimalisht nevojiten 100 mln euro për t’i blerë të dy, por ekziston qasje që holandezi të vijë me formulën e huazimit, ndërsa për Dye nuk ka asnjë kompromis nga Renes, mbi 60 mln euro, ndërsa oferta e para e gjermanëve e kaloi 30 mln euro.

STATISTIKAT – Së bashku me Kodi Gakpo, Ksavi Simons mori rol protagonisti te përfaqësuesja e Holandës në “Euro 2024”. Ai kontribuoi me 1 gol dhe 3 asiste në segmentin e 6 ndeshjeve. Nëse i referohemi numrave të 21-vjeçarit me Lajpcig në edicionin 2023-2024 rezulton 10 finalizime dhe 15 asiste, përgjatë 43 prezencave në të gjitha kompeticionet me Lajpcig. Mediumi ekspert i vlerës së lojtarëve “Transfermarkt” e kuoton Simons 80 mln euro. Ksavi shumë mirë mund të pozicionohet përkrahë Palhinjës te Bajerni. Dye është 19- vjeç, kurse etapën e shkuar te Stade Renes shërbeu me 4 gola dhe 6 asiste. Dezire mund të luajë në shumë role të ndryshme, nga mesfushor, numër “10”, e deri te sulmues i linjave. “Transfermarkt” nuk e çmon më shumë sesa 30 mln euro, pavarësisht pretendimeve “anormale” nga pala franceze.

TRANSFERIMET – Bajern Mynih ka shpenzuar deri në këtë pikë të merktos 125 mln euro, duke nënshkruar me mbrojtësin Ito, mesfushorin Palhinja dhe sulmuesin Olize. Në rast se ata ia dalin të bindin klubet përkatëse dhe firmosin me Dye e Simons, atëherë nevojitën mbi 100 mln të tjera, duke thyer rekord investimesh në treg nga bavarezët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"