Befason Simons, zgjedh Lajpcigun para Bajernit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 23:15

Befason Simons, zgjedh Lajpcigun para Bajernit!

Kalimi i Ksavi Simons te Bajern Mynih ishte çështje e mbyllur sipas mediave gjermane, por raportimet e ditës së djeshme kanë nxjerrë në dritë një tjetër skenar.

 

PSG-What-future-for-Xavi-Simons

REFUZIMI – Sipas “BILD” Simons i ka thënë “po” Lajpcig për të vijuar, eksperiencën te “Demat” edhe për një vit tjetër me formulën e huazimit. Tentativat e antarit të bordit Maks Eber duke se nuk dhanë rezultatin e pritur. Talenti holandez vlerësohej shumë në Mynih, aq sa u tha se trajnerit Visent Kompani do i jepet detyrë të rëndësishme në fazën ndërtuese.

ARSYEJA – “BILD” tregon shkakun e këtij refuzimi, i cili erdhi si “rrufe në qiell të hapur” për Bajern Mynih. Konkurrenca e lartë në kontingjentin e Kompani nuk e bind Simons se ai do ta këtë të sigurt detyrën e titullarit të padiskutueshëm. Ndërsa në Lajpcig gjërat janë më të lehta përsa i takon minutazhit në fushën e blertë. Nëse Ksavi do të kishte zgjidhur gjigantët nga Mynih, atëherë ai do përbënte një dyshe të frikshme në fazën ofensive, sëbashku me Xhamal Musialën.

Tashmë tifozët bavarez për fatin e keqe do duhet të përballe sërish kundër Simons, pasi Lajpcig dhe Bajerni militojnë në Bundesligë. Gjatë kësaj jave u tha nga “L’Equipe” se bordi i rekordmenëve të Gjermanisë ishin gati t’i ofronin deri në 90 mln euro klubit të PSG-së për të transferuara “Tulipanin”, por dëshira e Simons për t’u “pjekur” ende në Lajpcig i ka sfumuar shpresat e bavarezëve.

Parisi pas largimit të Mbapesë është në një periudhë tranzicioni dhe ende nuk e ka marrë vendimin finale, nëse do e shesin Ksavin sezonin e ardhshëm apo do integrohet në ekip. Gjatë Kampionatit Europian mesfushori holandezë dhuroi paraqitje mbresëlënëse, 1 gol dhe 3 asiste në 6 ndeshje.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"