Postuar: Qershor 23, 2012 | 11:53
Begaj-Shtubina, pak për kuqeblutë
Halim Begaj dhe Ndriçim Shtubina llogariten si blerjet e reja nga klubi shkodran. Këtë e ka pranuar vetë drejtori sportiv, Armir Grima. Dy lojtarët ishin pjesë e Flamurtarit në sezonin e kaluar, por është fakt se dolën jashtë planeve të trajnerit Shkëlqim Muça. Tashmë vlonjati dhe shkodrani i rikthyer shikohen si përforcime cilësore te Vllaznia. Edhe pse merkatoja është vetëm në fillimet e saj, përsëri lëvizjet e Vllaznisë lënë ende për të dëshiruar. Në kushtet kur skuadra ka nevojë të forcohet në të gjitha repartet dhe për më tepër lojtarët cilësorë janë të paktë në qarkullim, gjithçka bëhet problematike për ndërtimin e skuadrës.