Postuar: Korrik 11, 2014 | 14:06
Bala kalon te Slavia Pragë
Bekim Balaj është lojtari më i ri i Slavia Praga. Me klubin në fjalë, 23-vjecari shkodran nënshkroi një kontratë dyvjeçare, me opsion për ta zgjeruar marrëveshjen. Sulmuesi shqiptar gjatë edicionit të kaluar ka qenë pjesë e Jagiellonia Białystok. Gjatë kësaj kohe ai ka luajtur në 31 ndeshje kampionati, duke shënuar shtatë gola. Slavia, skuadra e tij e re, sezonin e kaluar u rendit në vendin e 13-të në ligën e parë çeke. Gjatë karrierës së tij, Bala ka përfaqësuar gjithashtu klube futbolli, të tillë si: Vllaznia e Shkodrës, FK Tirana dhe Genclerbirligi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"