Bellingam bën “menaxherin”, nis punën për të bindur një shok te Anglia t’i bashkohet te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 15:15

Bellingam bën “menaxherin”, nis punën për të bindur një shok te Anglia t’i bashkohet te Reali

Reali ka qenë shumë i qartë për politikën e tij të transferimeve në vite. Florentino Peez nuk dëshiron të shpenzojë shumë para, pas asaj që i ndodhi në vitin 2019 me nënshkrimet e Joviç dhe Hazard.

belingam aleksander arnold

Madrilenët kanë zgjedhur mënyra alternative për të mbërritur te objektivat e tyre. Një nga objektivat është krahu i djathtë i mbrojtjes. Duke skanuar merkaton, një nga mbrojtësit më të vlefshëm, Aleksandër-Arnold, përfundon kontratën e tij vitin e ardhshëm me Liverpulin dhe Madridi po punon për nënshkrimin e tij.

Për këtë ka futur si shkes mikun e tij në kombëtaren angleze Xhud Bellingam. Sipas “The Independent”, mesfushori i Realit po josh Arnoldin t’i bashkohet klubit të bardhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"