Bënë fushatë kundër ekstremit të djathtë, lojtarët e Francës festojnë rezultatet e zgjedhjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 23:38

Bënë fushatë kundër ekstremit të djathtë, lojtarët e Francës festojnë rezultatet e zgjedhjeve

Futbolli dhe politika në teori duhet të qëndrojnë larg njëra-tjetrës. Por futbollistët e përfaqësueses së Francës kanë bërë maksimumin këtë herë që të përfshiheshin në jetën politike të vendit, edhe pse në tori nuk u lejohej në nëj aktivitet të organizuar nga UEFA. Që prej fillimit të EURO 2024, emrat kryesorë të përfaqësueses franceze janë shfaqur në konferencat për media duke folur për politikën në vend.

sadsadasdasdaasdsadasd

Shkak sipas tyre ishte rritja e frikshme e fuqisë së partive të ekstremit të djathtë dhe ideologjisë kundër emigracionit. Ndaj emra si Turam, Mbape, Kunde, Konate e të tjerë, kanë folur hapur para mediave duke ftuar njerëzit të shkoni e votonin për cilëndo parti, përveç atyre të grupimit të nacionalistëve të drejtuar nga Marin Le Pen.

Pas publikimit sot të lajmeve se koalicioni  Frontit Popullor, që i përkiste partive të majta, kishte fituar zgjedhjet, lojtarët në rrjetet sociale e festuan këtë ngjarje. “Fitorja e popullit” shkruante Aurelien Tçuameni në një postim.  “Urime të gjithëve që iu përgjigjën rrezikut që kanosej mbi vendin tonë të bukur”, ishin fjalët e Markus Truam.  “Lehtësimi është i njëjtë me shqetësimin e javëve të fundit. Urime të gjithë francezëve që u mobilizuan që ky vend i bukur siç është Franca  të mos drejtohej nga e djathta ekstreme”, shkruante Zhyl Kunde, një nga emrat e tjerë që në çdo rast kishin bërë apel publik për të votuar kundër ekstremistëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"