Bëri sherr me ndihmësin e Sauthgejt, Ben Uajt po mendon që të rikthehet te Anglia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 20:35

Bëri sherr me ndihmësin e Sauthgejt, Ben Uajt po mendon që të rikthehet te Anglia

Ben Uajt po konsideron një rikthim në ekipin kombëtar të Anglisë, pas largimit të Garet Sauthgejtit nga stoli. Ylli i Arsenalit, në mënyrë të bujshme, e përjashtoi veten nga përzgjedhja ndërkombëtare në mars pas një mosmarrëveshjeje të përfolur me ndihmës trajnerin Stiv Holand.

asddsadasdasdasadsadsadsadsadsadsadsadsadsadsdas

Atëherë u raportua se mbrojtësi kishte vendosur t’i kthente shpinën “Tre Luanëve” dhe nuk donte të konsiderohej më për t’u grumbulluar. Sauthgejt pranoi se do ta konsideronte sërish Uajtin nëse ai do të ndryshonte mendje, por 26-vjeçari nuk e bëri kurrë. Debati erdhi pas një përplasjeje mes mbrojtësit dhe Holandit gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar.

Mbrojtësi u përplas me asistentin e Sauthgejtit pas një vërejtjeje mes shokëve gjatë një seance stërvitore dhe u largua nga kampi i Anglisë gjatë turneut për t’u kthyer në shtëpi. Ai nuk u rikthye më kurrë në kombëtare me vullnetin e tij, pavarësisht se ishte një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm në Premier Ligë.

Në mars, u zbulua se përçarja midis dyshes u krijua kur Holand vuri në dyshim interesin e Uajtit për futbollin. Por, sipas “Daily Star”, Uajt tani po mendon një rikthim në kombëtare pas largimeve të Sauthgejtit dhe Holandit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"