Besa “blindon” një nga talentet e skuadrës, 21-vjeçari rinovon edhe për tri vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 14:45

Besa “blindon” një nga talentet e skuadrës, 21-vjeçari rinovon edhe për tri vite

Besa e sezonit 2024-2025- parashikohet të ketë një fytyrë komplet ndryshe nga ajo çfarë ka shpalosur skuadra kavajase në dekadën e fundit në Kategorinë e Parë.

spahiu

Nën përkujdesin e kryebashkiakut Fisnik Qosja dhe drejtimin e presidentit Nexhat Bixhidli, gjasat janë që kavajasit t’i japin fund vegjetimit në Kategorinë e Parë, në mënyrë që Besa të rikthehet si pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Puna ka për sezonin e ri ka nisur me bujë, ku si fillim është emëruar një trajner kampion, si Mirel Josa. Në ditën e prezantimit të trajnerit Josa u zbuluan edhe dy goditjet e para të merkatos, që janë emra të spikatur në futbollin shqiptar, Mentor Mazrekaj dhe Jurgen Goxhaj.

Presidenti Bizhdili në një prononcim për “panorama Sport” ka pohuar se Besa do të kryej 10 afrime cilësore. Paralelisht me procesin e afrimeve, kavajasit po merren edhe me rinovimet duke “blinduar” më të spikaturit e edicionit të fundit. Një nga ata që ka pranuar rinovimin është 21-vjeçari Ermir Spahiu. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë rënë dakord që të nënshkruajnë një kontratë të re me afat 3-vjeçar.

Akordin e ka pranuar vetë lojtari, i cili për “Panorama Sport” konfirmoi se do të jetë pjesë e Besës edhe për 3 vite në vazhdim. Në sezonin e fundit Ermir Spahiu luajti 26 ndeshje me fanellën verdhezi, ku shënoi 6 gola dhe dha 5 asiste. Mesa duket 21-vjeçari ka bindur edhe trajnerin Mirel Josa për ta pasur pjesë së Besës së sezonit të ri, ku padyshim synohet ngjitja në Kategorinë Superiore.

Feriz Ferizaj- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"