Besa i shpëton vapës, kavajasit zhvendosen në Ersekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 16:20

Besa i shpëton vapës, kavajasit zhvendosen në Ersekë

Besa është skuadra pararojë e Kategorisë së Parë sa i përket afrimeve të kryera në merkaton e verës.besa stervitjePas emërimit të trajnerit Mirel Josa në krye të pankinës kavajase, drejtuesit e klubit kanë kryer edhe 10 përforcime, ku spikasin lojtarët me përvojë në Superiore. Falë bashkëpunimit të kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, dhe presidentit Nexhat Bizhdili, pritet që Besa të ketë një fytyrë ndryshe në sezonin e ri, në mënyrë që ekipi të kthehet pas një dekade në Superiore. Që nga data 10 korrik verdhezinjtë kanë nisur përgatitjet për edicionin që starton më 24 gusht.

Pjesa e parë e fazës u krye në stadiumin e Luzit, ku padyshim temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë pasur ndikimin e tyre. Për t’i shpëtuar vapës nga dje ekipi i ka zhvendosur përgatitjet në Ersekë, ku do të përgatiten për 10 ditë. Më pas për rreth dy javë faza do të zhvillohet në Korçë, duke bërë që gaza të kryhet në kushte optimale klimaterike.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"