Besa si uragan në merkato. Afrimi i tetë bëhet në mbrojtje dhe vjen nga radhët e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 17:58

Besa si uragan në merkato. Afrimi i tetë bëhet në mbrojtje dhe vjen nga radhët e Flamurtarit

Besa nuk ndalet në merkato, duke u bërë klubi më aktiv në Kategorinë e parë sa i përket ndërtimit të skuadrës së sezonit të ri. Kavajasit kanë bërë afrimin e tetë në këtë periudhë merkatoje.

FRASHERI BESA

Pas Mentor Mazrekajt, Jurgen Goxhës, Donald Mëllugjës, Erduan Ibraimi, Bind Maxhuni, Jurgen Mehidri dhe Andri Stafa,  kavajasit kanë siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit korçar, Erlis Frashëri, i cili sezonin e fundit e mbylli te Flamurtari. Por drejtuesit e Besës nuk do të ndalen me kaq, pasi pritet që në vijim të ketë afrime të tjera, kryesisht lojtarë me eksperiencë në Superiore, si dhe të rinj të perspektivës.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"