Beteja me Iberinë në turin e dytë në Europë, nis sot misioni i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 8:26

Beteja me Iberinë në turin e dytë në Europë, nis sot misioni i Partizanit

Pas ndeshjes kundër Marsaslok, Partizani ka fluturuar drejt Tiranës me “charter” dhe të gjithë janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre.

PARTIZANIIIIIIII

Për shkak të një ndeshjeje të vështirë dhe udhëtimit të bërë, stafi e ka lënë pushim ekipin ditën e djeshme, teksa sot do të nisin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e së enjtes së ardhshme në orën 18:00 në Tbilisi kundër gjeorgjianëve të Iberia. Trajneri Shehi nga nesër do të nisë edhe analizën e kundërshtarit, materialet për të cilin janë të shumta në dispozicion.

Iberia është në aktivitet aktualisht, pavarësisht një pauze momentale në kampionat. Gjeorgjianët renditen në vendin e tretë, me 30 pikë të grumbulluara pas 18 javësh të luajtura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"