Bie në pranga banda shqiptare, kishte grabitur dhe kapitenin e Atletiko Madridit
Disa shqiptarë me banim në Spanjë kanë rënë në prangat e policisë, pasi ata ushtronin aktivitetin kriminal të vjedhjes. Sipas mediave në Spanjë ata koshin realizuar më shumë se 200 vjedhje dhe ishin në kërkim nga policia.
Mes personave që kanë rënë pre është edhe kapiteni i Atlético de Madrid, Gabi Fernandez, në banesën e të cilit u grabit një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro.
Sipas policisë spanjolle, janë arrestuar 5 persona, pjesëtarë të bandës, të cilët janë vënë në pranga pak para se të vinin në zbatim planin për të shkuar në Shqipëri.
Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet me dije, por mediat spanjolle raportojnë se janë të moshës mes 21 dhe 47 vjeç. Sipas hetimeve, shqiptarët i grabisnin vilat kur në to nuk kishte banorë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"