BILARDO/ Sfida emocionuese në Vlorë, Astrit Tola i Flamurtarit fiton “Stekën e Artë 2024”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 12:45

BILARDO/ Sfida emocionuese në Vlorë, Astrit Tola i Flamurtarit fiton “Stekën e Artë 2024”

Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit ka zhvilluar një tjetër aktivitet të rëndësishëm kombëtar, teksa për tri ditë me radhë në Vlorës është mbajtur “Steka e Artë 2024”.
TOLAJNjë event i mbajt në qytetin bregdetar edhe në kuadër të “Vlorës Qytetit Europian të Sportit”, i mbështetur nga kryebashkiaku, Ermal Dredha. Eventi u zhvillua në stadiumin portativ “Arena e Bilardos Shqiptare”, me kapacitet 1000 vende, i montuar në Lungomare. Në këtë event konkurron gjithashtu edhe Timo Muhonen, CEO i kompanisë finlandeze së stekave dhe aksesorëve të bilardos “Dominus”, i cili ofroi mbështetjen e tij për disa nga bilardistët që ishin pjesëmarrës.4abc840c-2c48-4633-b744-27bdb934b1b1Duke kaluar te sfidat në “Stekën e Artë 2024” morën pjesë elementë të rinj shumë të talentuar, por gjithashtu edhe steka të mirënjohura në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Në gjysmëfinale u përballën Timo Muhonen me Besar Spahiun dhe Astrit Tolaj me Julian Xhafën, duke dhuruar duele të nivelit ndërkombëtar. Në finale u kualifikuan Besar Spahiu (Tirana) dhe Astrit Tolaj (Flamurtari).

Një ndeshje plot emocione, ku Tolaj triumfi me rezultatin e ngushtë 9-8, duke u shpallur kampion. Trofeun “Steka e Artë 2024”, Tolajt ia dorëzoi drejtoresha e Klubit Shumësportësh Flamurtari, Elona Hasanaj.fsdgPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"