Bind Elbasani, skuadra e italianit Bordin mposht pastër edhe… Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 21:42

Bind Elbasani, skuadra e italianit Bordin mposht pastër edhe… Vorën

AF Elbasani ka triumfuan në miqësoren e dytë të fazës përgatitore, teksa pasditen e sotme mposhti Vorën në “Elbasan Arena” me rezultatin e pastër 2-0. Golat për skuadrën e trajnerit Bordin u shënuan nga Lila dhe Leo Melo. 

WhatsApp Image 2024-07-20 at 21.40.28

Duket se përgatitjet po ecin me ritmin e duhur për elbasanasit, të cilët disa ditë më parë mposhtën Voska Sport me rezultatin 1-0 në testin miqësor të zhvilluar në Strugë.  

Elbasani Vora miqesore

Gjithashtu, trajneri Roberto Bordin merr fitoren e dytë, po në kaq ndeshje. Një nisje me këmbën e mbarë edhe nga tekniku italian, që në ditët në vijim pritet të kompletojë skuadrën edhe me ndonjë afrim tjetër cilësor.  

WhatsApp Image 2024-07-20 at 21.40.27

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"