Bintsuka ende në Kongo, sulmuesi i Partzanit mbetet jashtë për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 9:20

Bintsuka ende në Kongo, sulmuesi i Partzanit mbetet jashtë për Europën

Partizani vijon të stërvitet me ritëm maksimal për ndeshjet kundër Marsakslok, por jo çdo gjë shkon në perfeksion në kampin e kuq.

Bintsuka

Arshonzh Bintsuka vazhdon të mbetet në Kongo. 21-vjeçari duhej të ishte kthyer para më shumë se dy javësh, por një neglizhencë e klubit për rinovimin e vizës së punës, e shoqëruar edhe me një zvarritje të këtyre ditëve të fundit, ka sjellë këtë vonesë aspak normale.

Sulmuesi do të duhet të qëndrojë edhe të paktën disa ditë në atdheun e tij, pa pasur mundësi t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore, që mbaron me miqësoren e nesërme kundër Strugës. Bintsuka ishte i angazhuar me kombëtaren e Kongos në eliminatoret e Kampionatit Botëror dhe pritej të kthehej së bashku me Sembene dhe Maget, por kjo nuk ndodhi. Kongolezi vjet ishte golashënues i Partizanit në kampionat me 9 gola të shënuar.

Ndeshjet kundër Marsakslok për Bintsukën duken të pamundura. Kongolezi aktualisht është pa stërvitje dhe larg ritmit të pjesës tjetër të ekipit. Përveç kësaj, ngërçi i dokumentacionit vijon të jetë i pazgjidhur dhe nuk dihet se kur mund të mbyllet si çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"