BOKS/ Nelson Hysa dhe Neraldo Ymeri fitojnë duelet për titujt WBC

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 17:20

BOKS/ Nelson Hysa dhe Neraldo Ymeri fitojnë duelet për titujt WBC

Nelson Hysa dhe Neraldo Ymeri kanë shënuar fitoret e radhës në boksin profesionist, gjatë aktivitetit “OTR Fight Club”, të zhvilluar mbrëmjen e së martës në sallën “Feti Borova” në Tiranë.

nelson hysa

Suksese këto që vlenin për tituj WBC. Hysa triumfoi me KO ndaj kolumbianit David Kaseres, për të shënuar suksesin e tij të 13-të në ringun profesionist të peshave të rënda, aty ku vijon të mbetet i pamposhtur. Ndërkohë Ymeri ka marrë për herë të parë titullin Kampion Bote në versionin WBC Junior, teksa ka triumfuar ndaj kolumbianit Horge Moja, pas një sfide emocionuese.

Përveç Hysës dhe Ymerit në ring janë ngjitur gjithashtu edhe shumë të rëndësishëm të boksit shqiptar, teksa triumfe kanë shënuar gjithashtu edhe Alban Beqiri, Arjon Kajoshi, Ardit Murja, Luis Gjolena, Ervis Lala dhe Amarildo Vraja. Eventi ndërkombëtar “OTR Fight Club” kishte për promotor këngëtarin Noizy.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"