Boks, Tirana shpallet kampione e Shqipërisë
Tirana është shpallur kampione për të rinj, ende pa u zhvilluar takimet finale. Ekipi bardheblu, me trajner shkodranin Sead Bushatin, me 6 finalistët e nxjerrë pas takimeve të mbrëmshme është shpallur kampione e vendit. Ndërsa shkodranët dhe klubi i Fierit, të cilët kanë arritur të nxjerrin nga katër finalistë, do të jenë në luftë deri në fund për vendin e dytë. Skuadra e Dardanisë ka nxjerrë 3 finalistë dhe nga një finalist ka dalluar nga klubet e Flamurtarit, Tomorit dhe Teutës. Sot kampionati kombëtar i boksit për të rinj do të përcaktojë sportistët kampionë, sipas peshave, por edhe ekipin më të mirë të vendit për këtë vit. Në dy ditët e para, gjatë të cilave kanë garuar 68 boksierë në pesha respektive, ka pasur një rivalitet të madh mes tyre.
FITUESIT
49 kg Klevis Vrapi (Teuta)
49 kg Taulant Zajmi (Dardania)
52 kg Taulant Kaloti (Tomori)
56 kg Iglo Musta (Apolonia)
56 kg Nexhildo Zeneli (Vllaznia)
60 kg Arnald Kuçari (Apolonia)
60 kg Ersid Egro (Tirana)
64 kg Xhulio Mole (Apolonia)
64 kg Anxhelo Kuçanaj (Dardania)
69 kg Zeni Jahollari (Dardania)
69 kg Denis Nurja (Tirana)
75 kg Pjeter Sanxa (Vllaznia)
75 kg Alban Beqiri (Tirana)
81 kg Indrit Laçi (Tirana)
81 kg Muharrem Qemili (Apolonia)
+91 kg Ardit Deda (Vllaznia)
+91 kg Sidrit Deda (Tirana)
A.Uruçi