Bombardimet ruse në Ukrainë, lojtarët e Shahtjorit nën “shok”: Nuk luajmë kundër Real Madridit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2022 | 14:31

Bombardimet ruse në Ukrainë, lojtarët e Shahtjorit nën “shok”: Nuk luajmë kundër Real Madridit!

Situata më e fundit e krijuar dje në Ukrainë pas bombardimeve të ushtrisë ruse në qytetet kryesore si Kievi, Lvivi, Odesa e me radhë ka krijuar një gjendje shoku edhe në radhët e lojtarëve të Shahtjor Donjetskut.

SHAKTAR

Kampionët e Urainës po përgatiten në Poloni për takimin e sotëm kundër Realit.

Por pas bombardimeve të djeshme askush nuk e ka pasur mendjen te futbolli dhe përballja ndaj Realit.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, atmosfera në kapin ukrainas ka qenë si ajo e një funerali.

Ndërkohë, gazetat britanike kanë bërë me dije se lojtarët e Shahtjorit kanë menduar të mos zbresin në fushë, teksa shumë prej familjarëve të tyre ndodhen në Kiev, nën shpërthimet e bombardimeve të ushtrisë ruse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"